Sport

Tragjedi e tmerrshme në një garë atletike! Çekiçi fluturoi mbi gardh dhe vrau babain e një pjesëmarrësi, që humbi jetën në stadium

Siç raportohet nga policia e Kolorados Springs, 57-vjeçari, së bashku me gruan, po shikonin djalin e tyre.

29 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Tragjedi e tmerrshme në një garë atletike! Çekiçi

SHBA - Një tragjedi e madhe ndodhi në një takim atletike me nxënësit e shkollave të mesme në Kolorado Springs, pasi një fans fatkeqësisht humbi jetën.

Saktësisht, një spektator është goditur nga një çekiç, që ka fluturuar mbi gardh. Babai i njërit prej garuesve, Wade Langston, u ndihmua menjëherë nga ekipi mjekësor i pranishëm, por ai vdiq në vend, raporton KKTV.

Siç raportohet nga policia e Kolorados Springs, 57-vjeçari, së bashku me gruan, po shikonin djalin e tyre.

Organizatorët e kësaj gare kanë bërë të ditur se është kontrolluar siguria e mjediseve sportive, sidomos kafazi i hedhjeve, ndërsa ende nuk dihet nëse garat do të vazhdojnë sërish në këtë stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll