Aktualitet

Gjykata e la në burg/ Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u akuzua nga i mituri për ngacmim seksual: Kemi njohje familjare, i dhashë lek për ta ndihmuar

Gjatë seancës gjyqësore, Ago ka thënë se nuk e ka ngacmuar, por sipas tij ka dashur ta ndihmojë, për shkak se babai i djalit ka ndërruar jetë 5 vite me parë.

29 Janar 2025, 11:39 Nga r.ll
Gjykata e la në burg/ Zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u
foto ilustruese

KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e "arrestit në burg" për 45-vjeçarin Aleks Ago. 45-vjeçari u vendos në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga një fshat i Devollit.

Gjatë seancës gjyqësore, Ago ka thënë se nuk e ka ngacmuar, por sipas tij ka dashur ta ndihmojë, për shkak se babai i djalit ka ndërruar jetë 5 vite me parë. 45-vjeçari ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar ti afrohet për ta ndihmuar qoftë me lek apo ushqime.

Ndërkohë i mitur cili dy ditë më parë së bashku me nënën e tij ka denoncuar ngacmimin në komisariatin e Devollit 45 vjeçarin duke thënë se ai e ka prekur në disa pjesë të trupit. Sipas 15- vjeçarit ky ka qenë rasti i 3-të i tentativës së Aleks Agos për ta tërhequr pas vetes duke i ofruar lek.

aleks ago gjykata e korces

Sondazh

Poll