Aktualitet

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Durrës, arrestohet një person, kanosi me armë një 36-vjeçar (EMRI)

30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

29 Janar 2025, 11:41 Nga N.F
Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS- 30-vjeçari, Muhamed Leba është vënë në pranga në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi gjatë një konflikti me një 36-vjeçar, i arrestuari e ka kanosur atë më armë. Policia bën me dije se menjëherë ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe 36-vjeçari i cili ishte i përfshirë në konflikt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. 30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Durrës/ Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti fizik ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve kanosi tjetrin, me një send në dukje armë zjarri pistoletë. Vihet në pranga 30-vjeçari që u konfliktua fizikisht me 36-vjecarin dhe e kanosi atë.

Procedohet penalisht 36-vjeçari. Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, një shtetas po konfliktohej fizikisht me një shtetas tjetër dhe po e kanoste atë me një send në dukje armë zjarri pistoletë që kishte me vete, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” . Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 30-vjeçari ne durres

Sondazh

Poll