29 Janar 2025, 11:12
Nga r.ll
makina
TIRANË- Një 37-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij pasi akuzohen se trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Arrestimi i 37-vjeçarit, Davide Simula është kryer në kuadër të operacionit "Luxury Cars". Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.
Nderkohë vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta dy persona.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Luxury Cars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.
Identifikohen 2 shtetas italianë (vëllezër) që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.
Arrestohet njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri.
Sekuestrohen 2 automjete (“Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit), me vlerë rreth 150 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në bazë të informacioneve se dy shtetas ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luxury Cars”.
Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali.
Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
davide simula
Aktualitet
29 Janar 2025, 11:01
N.F
Elbasan
ELBASAN- 13 persona janë vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në Elbasan. Arrestimi i 13 personave ka ...
Aktualitet
29 Janar 2025, 10:46
N.F
Pamje nga vendngjarja
PESHKOPI- Dhjetëra automjete janë bllokuar ditën e sotme në rrugën Maqellarë-Peshkopi. Mësohe...
Aktualitet
29 Janar 2025, 10:28
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike j...
Aktualitet
29 Janar 2025, 10:01
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme vijon me marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në...
Aktualitet
29 Janar 2025, 09:22
r.ll
pamje nga homazhet
TIRANË- Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të mbahen edhe ditën e sotme hom...
Aktualitet
29 Janar 2025, 09:35
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar ditën e sotme se dy punonjës të policisë në Elbasan ...
Aktualitet
29 Janar 2025, 08:53
N.F
Sekuestrimet
ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga për herë të dyte tre ditë pasi ndaj tij ish...
Aktualitet
29 Janar 2025, 08:40
r.ll
anija italiane ne shengjin
SHËNGJIN- Pesë nga 49 emigrantët që mbërritën paraditen e djeshme me anijen "Casiopea" në Sh...
Aktualitet
29 Janar 2025, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizot&...
Aktualitet
28 Janar 2025, 21:46
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Për dhunën skandaloze të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku” në Shtimë...