Aktualitet

Agravon konflikti në Tiranë/ 51-vjeçari plagos me thikë dy vëllezër në rrugën “Ali Visha”, arrestohet autori, të plagosurit ndodhen në spital

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

28 Janar 2025, 13:45 Nga N.F
Agravon konflikti në Tiranë/ 51-vjeçari plagos me thikë dy
Foto ilustruese

TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 51-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me me thikë dy vëllezër në rrugën “Ali Visha” . Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:50.

Te plagosur kanë mbëtur 51-vjeçari me inicialet A. K. dhe 57-vjeçari A. K. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

plagosje me thike ne tirane arrestohet autori

Sondazh

Poll