Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”/ Makina humb kontrollin, përplaset me motorin, humb jetën i moshuari

Nga aksidenti është plagosur 84-vjeçari me inicialet B.T. Fatkeqësisht i moshuari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital.

28 Janar 2025, 12:07 Nga N.F
Aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”/ Makina humb
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15. Mësohet se shoferi 28-vjeçar me inicialet K. D. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një motor.

Nga aksidenti është plagosur 84-vjeçari me inicialet B.T. Fatkeqësisht i moshuari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është shoqëruar dhe  kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:


Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.

Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në aksin rrugor “shkodër-koplik” humb jeten i moshuari

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2025, 10:30 I.A

Fuqia e artit ne Credins bank!

Pikturat Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke ...