Aktualitet

Vrasja e Irakli Davellas/ Arrestohen dy vrasës me pagesë në Athinë, policia greke: Shqiptarët përdorën 4 mjete për kryer ekzekutimin! Sekuestrohen armë dhe mbi 79 mijë euro (EMRAT+FOTO)

Për të shmangur zbulimin, autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme dhe i janë afruar rregullisht për qëllime vëzhgimi, duke mbajtur një profil të ulët, duke mos treguar identitetin e tyre real në kontratën e qirasë.

28 Janar 2025, 12:30 Nga N.F
Vrasja e Irakli Davellas/ Arrestohen dy vrasës me pagesë në
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarëve të dyshuar si vrasës me pagesë dhe autorë të vrasjes së 47-vjecarit, Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa ngjarje e regjistruar në 15 dhjetor të vitit 2024 në Thermomakedones të Athinës. Policia greke ka dalë zyrtarisht në deklaratë për shtyp ku ka bërë më dije se nga operacioni i djeshëm i zhvilluar në “Peristeri” dhe “Nea Smyrni” të Athinës janë arrestuar 44-vjeçari, Jenis Tulja dhe 45-vjeçari Mirjan Guveli.

Më tej në njoftim bëhet me dije se dy shqiptarët akuzohen për veprat penale “organizatë kriminale”, “vrasje”, “armëmbajte pa leje”, “falsifikim” dhe “mbajtje lëndësh narkotike”. Sipas policisë, mesditën e së dielës, 15 dhjetor 2024, të dyshuarit u janë afruar 3 persona të cilët kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre. Nga kjo ngjarja ka ndërruar jetë 47-vjecari Irakli Davella dhe plagosën 2 të tjerë. Njëri prej të plagosurve u identifikua si 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa nga Puka. Autorët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Nga mbledhja dhe vlerësimi i mëvonshëm i informacionit dhe nga i gjithë materiali parahetimor i grumbulluar, i gjet mjeti i përdorur gjatë ngjarjes, i parkuar në zonën e “Nea Smyrni”.  Siç ka rezultuar, të dyshuarit kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit, duke lëvizur në mënyrë zinxhir nga njëri në tjetrin, për të shmangur identifikimin dhe zbulimin.

Për të shmangur zbulimin, autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdornin për t’iu afruar viktimave, e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme dhe i janë afruar rregullisht për qëllime vëzhgimi, duke mbajtur një profil të ulët, duke mos treguar identitetin e tyre real në kontratën e qirasë.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre gjatë arrestimit, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri “Kallashnikov”, 1 armë zjarri “Scorpions”,  2 jelekë antiplumb, 118 fishekë, 6 krehëra, 3 silenciatorë, pranga, 3 thika, pajisje TASER, pajisje portative GPS, 6 gramë marijuanë, celularë dhe karta SIM, 1 dron, dylbi, 5 automjete, çelësi automjeti dhe 79.500 euro.

vrasja e irakli davellas jenis tulja mirjan guveli

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2025, 10:30 I.A

Fuqia e artit ne Credins bank!

Pikturat Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke ...