Aktualitet

"21 janari"/ Vëllai i Hekuran Dedës pas daljes nga SPAK: Kishte përparim me hetimet, shpresoj të zbardhet ngjarja

Mësohet se vëllai tjetër i Hekuran Dedës do të pyetet nesë nga Prokuroria e Posaçme për çështjen.

28 Janar 2025, 11:49 Nga M.B
"21 janari"/ Vëllai i Hekuran Dedës pas daljes nga SPAK:
Vëllai i Hekuran Dedës

TIRANA- Njëri nga dy vëllezërit e Hekuran Dedës, të vrarë më 21 janar 2011, pas daljes nga SPAK u shpreh për mediat se hetimet në SPAK kanë përparuar. Mësohet se vëllai tjetër i Hekuran Dedës do të pyetet nesë nga Prokuroria e Posaçme për çështjen.

“Shpresoj se ngjarja do zbardhet. SPAK kishte përparuar me hetimet. Janë thirrur dhe vëllezër ë tjerë, të gjithë do të dëshmojnë”, tha Zabit Deda.

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

21 janari

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2025, 10:30 I.A

Fuqia e artit ne Credins bank!

Pikturat Arti si nje fushe me nje rol te jashtezakonshem ne emancipimin e nje vendi, ka nje fuqi unike per te transformuar mendjen dhe shpirtin tone. Duke ...