Aktualitet

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut

Sipas informacioneve procesi u shty pasi mungonte ish-ministri.

28 Janar 2025, 10:16 Nga M.B
“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut
Fatmir Mediu

TIRANA- Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen Gërdeci. Sipas informacioneve procesi u shty pasi mungonte ish-ministri.

Përmes një deklarate, Mediu ka njoftuar gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore. Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.

fatmir mediu

Sondazh

Poll