Bota

FOTO/ "Bardhë e Zi!" Shtëpia e Bardhë zbulon portretin zyrtar të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump

E shkrepur në Shtëpinë e Bardhë një ditë pasi bashkëshorti i saj u betua si president, fotoja bardh e zi e tregon Melania-n të veshur me një kostum të errët dhe këmishë të bardhë ndërsa mbështet duart në një tavolinë reflektuese në dhomën e verdhë ovale.

28 Janar 2025, 09:21 Nga M.B
FOTO/ "Bardhë e Zi!" Shtëpia e Bardhë zbulon portretin
Melania Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka publikuar portretin zyrtar të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. E shkrepur në Shtëpinë e Bardhë një ditë pasi bashkëshorti i saj u betua si president, fotoja bardh e zi e tregon Melania-n të veshur me një kostum biznesi të errët dhe këmishë të bardhë ndërsa mbështet duart në një tavolinë reflektuese në dhomën e verdhë ovale.

Ndërkohë, monumenti i Uashingtonit, i cili ngrihet mbi kryeqytetin e vendit, shihet në sfond. Portreti është shkrepur nga Régine Mahaux, një fotografe nga Belgjika që ka bërë foto të familjes Trump për më shumë se 20 vjet.

FOTO/ "Bardhë e Zi!" Shtëpia e Bardhë zbulon portretin
2025

Ajo fotografoi gjithashtu portretin zyrtar të zonjës Trump në vitin 2017, për mandatin e parë të Trump në detyrë.

FOTO/ "Bardhë e Zi!" Shtëpia e Bardhë zbulon portretin
2017

“Isha vërtet e nderuar që u zgjodha për të fotografuar këtë portret zyrtar për herë të dytë. Si artiste të punosh me një grua kaq frymëzuese është një privilegj i madh. Ajo është një perfeksioniste dhe është me të vërtetë e përfshirë në procesin krijues",  tha Mahaux për BBC të hënën.

melania trump

Sondazh

Poll