Aktualitet

Kortezhi i kryepeshkopit Anastas mbërrin në Gjirokastër, klerikët ortodoksë mbajnë meshë në nder të tij në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për dy ditë.

28 Janar 2025, 10:04 Nga N.F
Kortezhi i kryepeshkopit Anastas mbërrin në Gjirokastër,
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GJIROKASTËR- Trupi i pajetë i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos u shoqërua nga besimtarët drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër. Klerikët ortodoksë po mbajnë meshë për nder të Kryepeshkopit Anastas. Qytetarë të shumtë të Gjirokastrës dhe të zonave përreth kryen homazhe dhe lutje për shpirtin e kryepeshkopit në katedralen e gjirokastrës.

Shoqërues të kortezhit janë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Përfaqësues I Kishës së Greqisë, do të jetë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Jerotheos.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit pritet të mbërrijë në Tiranë rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për dy ditë. Të enjten më 30 janar në orën 11:00 do të kryhet ceremonia mortore për Hirësinë e tij Anastas. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të marrë pjesë në funeralin e Kryepeshkopit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

kryepeshkopi janullatos

Sondazh

Poll