Art&Argëtim

Esat Pasha: Dy lloj njerëzish janë të rrézikshëm për Shqipërinë…

7 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA

TIRANË- Paul du Bochet, i dërguari special i Petit Parisien, pati një intervistë me shefin e famshëm shqiptar në Durrës, nga i cili ne botojmë këtë pasazh :

“Dy fuqi, më thotë ai, e kanë humbur Shqipërinë, njëra, Turqia, e cila i lë gjërat pa vrojtim, duke toleruar gjithçka, duke simuluar ekspedita ushtarake që ndaleshin gjithnjë në gjysmë të rrugës, dhe tjetra, Austria, e cila mbjell ar dhe kórrupsion kudo.

Sot, katolikët shqiptarë janë të gjithë austrofilë. Është e vërtetë se ata nuk kanë peshë, duke qenë se janë së shumti gjashtëdhjetë mijë.

Por ekziston një rrezik tjetër, myslimanët fanatikë dhe, bashkë me ta, nacionalistët, njerëzit që kanë qenë kamerierë hotelesh ose diçka të ngjashme në Amerikë dhe që kthehen këtu me ide të gatshme, të pa zbatueshme dhe të rréme shumicën e kohës.

Më në fund, përfundon ai, sado e tmerrshme të jetë situata, vendimi im është marrë. Unë jam me aleatët deri në vdékje.”

Kur tha këto fjalë, zëri i tij u drodh dhe vështrimi i tij e humbi ashpërsinë. Për herë të parë, gjatë intervistës sonë, unë perceptova emocionin nën këto pamje të dhúnshme dhe autoritare. Dhe shtrëngimi i dorës ishte i përzemërt dhe i ngadalshëm si ai i një miku.

Marrë nga  Darsiani.com  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur esat pashë toptani paul du bochet esat pashë toptani paul du bochet

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Janar 2020, 09:14

TIRANË– Në prag të atmosferës festive, dy ndër femrat e njohur në showbiz, moderatorja Bieta Sulo dhe këngëtarja Zaimina Vasjari, kanë treguar se kanë një ...