Art&Argëtim

‘Të gjitha rolet i merr gruaja e tij’/ Olta Gixhari sùlmon Hervin Çulin: Do flas se po plas, Teatri s’do bëjë hajër

6 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA
‘Të gjitha rolet i merr gruaja e tij’/ Olta Gixhari

TIRANË– Aktorja Olta Gixhari ka sùlmùar hapur drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. E ftuar në emisionin ‘Siluetë’, Olta u shpreh se e vetmja aktore që ka marrë role ka qënë gruaja e Hervin Çulit, Adelina Muça. Gjithashtu ajo është shprehur se Çuli si drejtor nuk ka bërë njëherë një mbledhje të plotë të stafit. 

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, u shpreh Gixhari.

Më pas kanë nisur edhe pyetjet nga gazetarët e pranishëm në panel, të cilët e kanë ngåcmuar për të zbuluar më shumë detaje.

Pyetje: Ti vetë si je prekur? Je ballafaquar ndonjëherë?

Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që lulajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”,-shtoi më tej Olta. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hervin culi olta gixhari olta gixhari sulmon hervin culin hervin culi olta gixhari olta gixhari sulmon hervin culin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Janar 2020, 14:32

Aktorët më të mirë të Hollivudit në vitin 2019

TIRANË-  Shumica e këtyre aktorëve, jo të gjithë, por shumica prej tyre janë zgjedhur për portretet e tyre si artistë, njerëz që jetojnë në skenë ose ekran...