Art&Argëtim

“Erion Isai të ka lënë në baltë dhe ju s’flisni”, Bora Zemani vë në síklet Bes Kallakun: S’ka qenë në film sep

7 Janar 2020, 08:43 Nga DOSJA
“Erion Isai të ka lënë në baltë dhe ju

TIRANË– I ftuar në emisionin “3 -shat”, aktori i humorit Bes Kallaku është vënë në síklet, pas pyetjes së drejtpërdrejtë të moderatores Bora Zemani. Sipas saj, në publik kanë qarkulluar zëra se dy miqtë e ngushtë, që nisën bashkë dhe emisionin “BeCoffee”, Bes Kallaku dhe Erion Isai nuk flasin më bashkë.

Në sy ka rënë dhe mungesa e Kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erion Isait në filmin “Falco”, në të cilin Bes Kallaku kishte bërë pjesë me gjithë miqtë e tij të ngushtë.

Por, Bes Kallaku ka sqaruar se me kolegun e tij vazhdojnë të mbeten miq të mirë, dhe e gjitha ndodhi për arsye të pozitave në të cilat ndodhet Erioni në këto momente, si kryetar bashkie.

BISEDA                               

Bora Zemani: “Besi, njerëzit thonë që Erion Isai ty të ka lënë në baltë dhe ju nuk flisni më me njëri tjetrin, duke qenë se ai u bë Kryetar Bashkie”.

Bes Kallaku:“Erioni është një nga shokët e mi më të mirë dhe më Erionin vazhdojmë flasim”.

Bora Zemani: “Flisni bashkë? Atëherë pse Erioni s’ishte tek filmi “Falco”. Ti në filmin “Falco” i kishe të gjithë”.

Bes Kallaku: “Ah jo, nuk ka qenë aktor, por në Premierë ka qenë. Nuk ka qenë aktor sepse Erioni në këto pozita që është, është Kryetar i Bashkisë në Ersekë. Unë me Erionin vazhdojmë flasim, vazhdojmë përqafohemi me njëri-tjetrin”.

(R.L:E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor humori bes kallaku bora zemani erion isai kryetar i bashkise se ersekes aktor humori bes kallaku bora zemani erion isai kryetar i bashkise se ersekes

Sondazh

Poll