Aktualitet

Aksident i rëndë në Kosovë/ Makina përplaset me mjetin e policisë, 3 të vdekur, 5 të plagosur

Ndërkohë që sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë policie.

26 Janar 2025, 22:40 Nga I.A
Aksident i rëndë në Kosovë/ Makina përplaset me mjetin
Aksidenti

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mitrovicë-Pejë, konkretisht në fshatin Çubrel, ku tre persona kanë humbur jetën. Rastin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave. 

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkohë që sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte makinë policie.

Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftim.

aksident i rëndë në kosovë

Sondazh

Poll