Aktualitet

Aksident në Fier, 37-vjeçari përplas me motor të moshuarin

Nga përplasja i moshuari 85-vjeçar ndodhet në spital për të marrë mjekim.

26 Janar 2025, 20:05 Nga I.A
Aksident në Fier, 37-vjeçari përplas me motor të moshuarin
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një 37-vjeçar me inicialet A.M ka përplasur me motor një të moshuar. Nga përplasja i moshuari 85-vjeçar ndodhet në spital për të marrë mjekim. Ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2025, 19:25 I.A

Të shtëna me armë në Orikum

Foto Ilustruese ORIKUM- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Orikum. Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë...