Aktualitet

Plagosi me thikë të dashurin e mamasë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Mësohet se Aleks Petro është vënë në pranga pasi pasditen e sotme ka qëlluar me thikë Eduart Rrapin, pasi ky i fundit kishte një lidhje me mamanë e autorit.  

26 Janar 2025, 20:10 Nga I.A
Plagosi me thikë të dashurin e mamasë, arrestohet
Policia

TIRANË- Autori 24-vjeçar i plagosjes me thikë në zonën e Yzberishtit është arrestuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se Aleks Petro është vënë në pranga pasi pasditen e sotme ka qëlluar me thikë Eduart Rrapin, pasi ky i fundit kishte një lidhje me mamanë e autorit. 53-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

aleks petro eduart rrapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2025, 19:25 I.A

Të shtëna me armë në Orikum

Foto Ilustruese ORIKUM- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Orikum. Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë...