26 Janar 2025, 14:50
Nga Elton Qyno
SPAK
TIRANË- Dy dosje që bëjnë fjalë për 2 ngjarje të rënda kriminale janë bashkuar në një të vetme, pas indicieve të forta se fshihen anëtarët e të njëjtit grup kriminal në Shkodër.
Bëhet fjalët për ngjarjen e 30 Tetorit 2024 në Dobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe ngjarjen tjetër atë të ndodhur në muajin Gusht 2024, në zonën e Vaut të Dejës, ku gjatë një shkëmbi të shtënash, u tentua të vriten dy vëllezërit Andrea dhe Sandër Prendi.
“Ora Neëw” ka mësuar se për këtë ngjarje në Gusht u shpallën në kërkim policor dy personat që kanë qenë në “Audin” e blinduar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Por disa ditë pas ngjarjes ata janë paraqitur në policinë e Shkodrës, ku pasi kanë dhënë shpjegime janë lënë sërisht të lirë.
Vendimi për bashkimin e dy dosjeve, është marrë fillimisht nga prokuroria e Shkodrës dhe më pas SPAK, që tashmë po heton ngjarjet kriminale në një çështje të vetme.
SPAK dhe policia e Shkodrës, kanë ngritur dyshime se në këto dy ngjarje janë përfshirë, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani si dhe persona të tjerë që i përkasin aleancës kriminale “Bajri-Bilali”.
Megjithëse kur ka ndodhur ngjarja e masakrës së “Dobraçit”, Astmer Bilali, ndodhej i izoluar në burgun e Reçit, policia ushtroi një kontroll në qelinë e tij në këtë burg.
Gjatë kontrollit, Bilalit ju gjet dhe sekuestrua një aparat celular, i cili tashmë është çuar për ekspertim laboratorik në SPAK, me shpresën e gjetjes së një prove.
Tashmë u bënë 3 muaj nga ngjarja e rëndë e Dobraçit, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, policia dhe SPAK ende nuk ka asnjë person të arrestuar./OraNews
izmir sakica samuel troshani
Aktualitet
26 Janar 2025, 14:24
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Spitali i Lushnjes ka reaguar lidhur me rastin e 6-vjeçarit, i cili ka humbur jetë mbrëmjen e djeshme si pasoj&eu...
Aktualitet
26 Janar 2025, 13:55
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një person i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit të Komanit. Trupi i pajetë ë...
Aktualitet
26 Janar 2025, 13:48
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona t&eu...
Aktualitet
26 Janar 2025, 13:20
r.ll
pamje nga pallati
TIRANË- Një prej djemve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit...
Aktualitet
26 Janar 2025, 12:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Midnight”, në...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:32
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjes, ku një 6-vjeçar ka nd...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:27
r.ll
pamje nga katedralja ne gjirokaster
GJIROKASTËR- Paraditen e sotme në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër, pas liturgjis...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:10
r.ll
nafta
DURRËS- Një nga organizatorët e kontrabandimit të 670 mijë litrave naftë nga Tunizia është arrestuar nga pol...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:04
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Anija e Marinës italiane Cassiopea është nisur nga brigjet italiane me 49 emigrantë në bord për të...
Aktualitet
26 Janar 2025, 10:55
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kur...