Aktualitet

Zjarr në Labinot-Fushë në Elbasan, marrin flakë kontenierët e mbetjeve

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit.

26 Janar 2025, 18:15 Nga I.A
Zjarr në Labinot-Fushë në Elbasan, marrin flakë
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fushën e mbetjeve në Labinot-Fushë në Elbasan. Mësohet se kanë marrë flakë kontenierët e mbetjeve.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll