Aktualitet

Qytetarët e Shqipërisë zgjedhin Brezovicën për të kaluar fundjavën, radhë të gjata autobuzësh dhe furgonash në pikën kufitare të Morinës

Qytetarët nga Shqipëria kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në natyrën me borë që ofrojnë dy pika turistike në Kosovë, Brezovica dhe Prevalla.

25 Janar 2025, 16:48 Nga r.ll
Qytetarët e Shqipërisë zgjedhin Brezovicën për të
pamje nga pika kufitare

TIRANË- Rradhë të gjata furgonash dhe autobuzësh me destinacion Brezovicën dhe Prevallën janë regjistruar në pikën kufitare të Morinës ditën e sotme. Qytetarët nga Shqipëria kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në natyrën me borë që ofrojnë këto dy pika turistike në Kosovë.

Nga ana tjetër, drejtues të agjencive turistike janë shprehur të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga Policia e Kosovës, në një kohë që numri i vizitorëve nga Shqipëria në Prevallë dhe Brezovicë vjen duke u rritur, sidomos dy muajt e fundit. 

Një javë më parë, mediat në Kosovë kishin raportuar se shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.

pika kufitare e morines brezovice

Sondazh

Poll