Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ Presidentja e Greqisë: Vlerat e larta që përcaktuan rrugën e tij do të vazhdojnë të na frymëzojnë

Ajo u shpreh se mbështetja e palëkundur e Janullatos për pakicën kombëtare greke ka lënë gjurmë në zemrat e njerëzve që i ndihmoi. 

25 Janar 2025, 15:14 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit/ Presidentja e Greqisë: Vlerat e larta
anastas janullatos

GREQI- Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.  Në deklaratën e saj, Presidentja Sakellaropoulou u shpreh se sot i jepet lamtumira një prej figurave të mëdha të Kishës Ortodokse. Ajo u shpreh se mbështetja e palëkundur e Janullatos për pakicën kombëtare greke ka lënë gjurmë në zemrat e njerëzve që i ndihmoi. 

“Me pikëllim të thellë i jap sot lamtumirën njërit prej figurave të mëdha të Kishës Ortodokse, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas. Një personalitet i jashtëzakonshëm që ndërthuri mendimin teologjik me shërbimin e palodhur, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme baritore, sociale, arsimore dhe bamirëse. Një hierark që qëndroi kundër intolerancës dhe fanatizmit fetar, duke u përpjekur për mirëkuptim reciprok, dialog, vëllazërim dhe bashkëjetesë paqësore të popujve. Studimet e tij në fenë krahasuese, kontributet e tij shkencore, përvoja e tij misionare në Afrikë dhe përpjekjet e tij të pandërprera, pavarësisht sfidave të shumta, për të rindërtuar Kishën Ortodokse të Shqipërisë përbëjnë një rrugëtim shembullor. Mbështetja e tij e palëkundur për pakicën kombëtare greke, si dhe shqetësimi i tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në tërësi, pavarësisht nga dallimet fetare apo racore, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e njerëzve që ai ndihmoi, mbështeti dhe i donte. Vlerat e larta që përcaktuan rrugën e tij do të vazhdojnë të na frymëzojnë dhe lëvizin.”, tha presidentja greke në deklaratën e saj. 

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

katerina sakellaropoulou anastas janullatos

Sondazh

Poll