25 Janar 2025, 14:56
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, në vitin 2024, hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT. Në krahasim me vitin e mëparshëm, hyrjet e të huajve u rritën me 15.2%. Të dhënat e detajuara tregojnë se Shqipëria është kthyer në një vend që nuk vizitohet vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit. Në fakt, rritja më e fortë ka qenë në pjesën e parë të vitit nga janari në qershor, , ku vetëm në shkurt psh, hyrjet ishin 55% më të larta se muajin e vitit të mëparshëm.
Në gjysmë e dytë të vitit, turizmi u zbeh dukshëm në krahasim me periudhën e dimrit dhe të pranverës, duke reflektuar tërheqjen e turistëve pas rritjes së çmimeve, kryesisht të hoteleve në jug të vendit, duke treguar se sa i ndjeshëm është ky sektor, që po bazohet më së shumti te turistët me kosto të ulët. Në korrik, rritja ishte e papërfillshme me vetëm 2.7% dhe vazhdoi njëshifrore për të gjithë periudhën e mbetur të vitit, me përjashtim të nëntorit.
Rritja e çmimeve në fund të pranverës dhe fillim të verës në disa rajone ishte goditja e parë për sektorin që krijoi perceptim të gabuar për gjithë bregdetin. Po kështu zhvlerësimi i euros por edhe liberalizimi i vizave për Kosovën kishin ndikimin e tyre në një prezencë më të dobët turistike të këtij grupi në vendin tonë.
Përtej këtyre zhvillimeve viti 2024 shënon një tjetër vit me rekord historik në numër vizitorësh teksa turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri të mirë duke u bazuar së pari në kontratat me garanci që janë sinjali i parë i ecurisë së tregjeve.
Të dhënat deri në muajin nëntor tregojnë se shtetasit e Kosovës vijojnë të dominojnë në turizëm, me rreth 36% të hyatjeve, të ndjekur nga Italianët, që për të dytin vit radhazi janë në vendin e dytë, me rreth 10% të totalit. Më pas renditën shtetasit nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Greqia.
Sipas INSTAT, në Dhjetor 2024, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 84% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7%
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Dhjetor 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 5,4%, krahasuar me Dhjetor 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Dhjetor kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 73,3%.
Ndërsa të huajt po vijnë për turizëm në Shqipëri, shtetasit shqiptarë po eksplorojnë vendet e tjera, të nxitura dhe nga çmimet e lira të avionëve. Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë arritën në gati 7.8 milionë, me një rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm./ Monitor
turizmi ne shqiperi
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:45
N.F
Samuel Mreshaj
ANGLI- Autoritetet britanike kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Arrestimi i të riut shqiptar k...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:39
M.B
Kristian Marku alias Kristian Bardhi
VLORA- 36-vjeçari Erad Cenaj, banues në Kukës është arrestuar pasi dyshohet se siguroi...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:35
B.Z
Pamje nga arrestimi
TIRANË - Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi lëvizte me ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:15
B.Z
ANGLI - Tre persona me origjinë shqiptare janë dënuar me burg pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e sasive të mëdha t&eu...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:16
M.B
Anastas Janullatus dhe Baba Mondi
TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:12
M.B
Foto ilustruese
DIVJAKË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi siguronte kokainë dhe cannabis dhe i ...
Aktualitet
25 Janar 2025, 14:08
N.F
Anastas Janullatos
ATHINË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos dha një kontribut të madh për ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefal...
Aktualitet
25 Janar 2025, 13:56
B.Z
Roveta Sadiku
KORÇË - Nëna e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në Spitalin e QSUT, ka akuzuar sërish dit&eu...
Aktualitet
25 Janar 2025, 13:51
M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
TIRANA- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndërroi jet&...
Aktualitet
25 Janar 2025, 13:33
B.Z
Foto ilustruese
ELBASAN - Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në konviktin e studentëve të Universitetit "Aleksandër...