Aktualitet

Zjarr në Elbasan, përfshihet nga flakët dhoma e konviktit të studentëve të Universitetit "Aleksandër Xhuvani"

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një sobë elektrike të cilën studentet e kanë harruar ndezur. Zjari ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

25 Janar 2025, 13:33 Nga B.Z
Zjarr në Elbasan, përfshihet nga flakët dhoma e konviktit të
Foto ilustruese

ELBASAN - Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në konviktin e studentëve të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Një nga dhomat e konviktit është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te kalimtarët që kanë parë tymin dhe kanë lajmëruar policinë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një sobë elektrike të cilën studentet e kanë harruar ndezur. Zjari ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

zjar elbasan

Sondazh

Poll