Sport

VIDEO / Rei Manaj rigjen ritmin e tij dhe golat në kampionatin turk!

Kujtojmë se ky është goli numër 5 për Manaj në këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste bashkë me atë të golit të tretë të ekipit të tij sot.

25 Janar 2025, 13:18 Nga DOSJA
VIDEO / Rei Manaj rigjen ritmin e tij dhe golat në kampionatin turk!

TURQI - Rey Manaj është rikthyer të jetë protagonist me Sivasspor në kampionatin turk dhe ka rigjetur golat për ekipin turk. Sulmuesi shqiptarë ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme në sfidën që Sivasspor po zhvillon në shtëpi ndaj Kayserispor.

I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të nisur spektaklin në këtë takim. Manaj mposhti portierin kundërshtarë për t’i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij që në minutën 5-të.


Por 27-vjeçari nuk ndalet me kaq, pasi vetëm 5 minuta më pas detyron një nga lojtarët e Kayserisport të shënojë autogol. Kujtojmë se ky është goli numër 5 për Manaj në këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste bashkë me atë të golit të tretë të ekipit të tij sot ku i dhuroi një pasim goli Rodrigez në fundin e pjesës së parë.

Deri në këto moment kur kanë mbetur edhe më pak se 10 minuta lojë ndeshja mes Sivassporit dhe Kayserisporit është me shifrat 4-1, ndërkohë që kundërshtarët e ekipit të manaj janë edhe me një lojtar më pak pasi në minutën e 23-të Bakohen doli me karton të kuq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll