Sport

Serbia nuk i shpëton dënimit nga UEFA, për sjelljet raciste ndaj shqiptarëve…

Komisioni i Apelit i UEFA-s ka shpallur vendimin e marrë pas incidenteve në dy ndeshjet e fundit të kombëtares serbe.

25 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Serbia nuk i shpëton dënimit nga UEFA, për sjelljet raciste ndaj

ZVICER - Në nëntor, Serbia luajti dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve: 1-1 kundër Zvicrës  në Zyrih dhe 0-0 me Danimarkën në shtëpi. Tifozët serbë krijuan incidente të rënda në të dyja ndeshjet dhe UEFA e sanksionoi Federatën Serbe të Futbollit me gjoba në total prej 173.000 euro: 119.750 euro për ndeshjen e parë dhe 53.250 euro për të dytën.

Apelit i UEFA-s mbështet sanksionet drastike ndaj Serbisë

Për më tepër, “për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve”, kombëtarja e Serbisë do t'i luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me disa sektorë të stadiumit të mbyllura dhe dy udhëtimet e ardhshme nuk do të mund të ketë tifozë.

Serbët e kundërshtuan vendimin e UEFA-s që nga dhjetori, ndërkohë që të enjten, më 24 janar, erdhi vendimi i Komisionit të Apelit të UEFA-s: i cili i konsideron të drejta të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

Serbia ka një ndeshje play-off për të qëndruar në Ligën A në Ligën e Kombeve kundër Austrisë në fund të marsit. Më vonë, në qershor, Serbia do të debutojë në eliminatoret e Botërorit 2026 dhe kundërshtari i parë do të jetë Shqipëria, në Tiranë, ndeshje në të cilën vetëm mikpritësit do të kenë tifozë.

Gjobat e vendosura ndaj Serbisë pas ndeshjeve të nëntorit

Për ndeshjen me Zvicrën (1-1, 15 nëntor 2024)

8.250 euro për materiale piroteknike

25.000 euro për mesazhet që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive

31.500 euro për hedhjen e sendeve

50.000 euro për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve

5.000 euro për akte shkatërrimi

Për ndeshjen me Danimarkën (0-0, 18 nëntor 2024)

10.000 euro për hyrjen e tifozëve

3.250 euro për materiale piroteknike

40.000 euro për sjellje diskriminuese të tifozëve

Gjithsej: 173.000 euro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll