Sport

Christensen ndoshta një zgjidhje për Barçën...

Duke pasur parasysh refuzimin e Ansu Fatit për t'u larguar, danezi, i cili dëshiron të ketë më shumë minuta, është ai që mund të hapi vend dhe të largohet nëse merr një propozim të mirë.

25 Janar 2025, 11:30 Nga DOSJA

Christensen ndoshta një zgjidhje për Barçën...

SPANJE - Andreas Christensen, 28 vjeç, mund të jetë një zgjidhje për problemet e 'fair-play' të Barçës për të qenë në gjendje të përforcohet me Marcus Rashford në këtë merkato dimërore.

Qendërmbrojtësi danez ende nuk ka debutuar për Barçën këtë sezon. Një dëmtim në tendinën e majtë të Akilit e ka mbajtur jashtë për pesë muaj. Në fakt, danezi ka dalë nga spitali më 17 janar, por ende nuk është bashkuar me skuadrën.

Sot, Christensen e ka të vështirë të luajë, sepse Araujo është bërë zëvendësuesi i të dëmtuarit dhe së bashku me Iñigo Martínez dhe Cubarsín, formojnë boshtin e mbrojtjes, ndërsa në mesfushë Flick ka vendosur të gjithë besimin e tij te dyshja Casadó-Pedri. De Jong është kthyer në një alternativë dhe madje Eric Garcia është një tjetër opsion për gjermanin në atë pozicion.

Nisur nga ky skenar, Christensen po mendon të largohet nga Barça për të pasur më shumë minuta. Danezi ka një kontratë deri në qershor 2026 dhe, pasi mbërriti i lirë, Barça mund të bëjë biznes të mirë me të, duke qenë se qendërmbrojtësi e mban posterin e tij të paprekur në Premier League, ku ai luajti për Chelsean.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll