Sport

Kvaratskhelia gati për debutim te PSG-ja…

Sulmuesi gjeorgjian ka të gjitha shanset për të debutuar me ekipin e tij të ri këtë të shtunë, kundër Reims. Ai është pjesë e listës së Luis Enriques

25 Janar 2025, 11:46 Nga DOSJA

Kvaratskhelia gati për debutim te PSG-ja…

FRANCE - Khvicha Kvaratskhelia, ish-sulmuesi gjeorgjian i Napolit që ka nënshkruar me PSG këtë javë, është përfshirë nga trajneri Luis Enrique Martínez në skuadrën franceze për ndeshjen që kryeqytetasit do të zhvillojnë këtë të shtunë kundër Reims në Parc des Princes.

Në këtë mënyrë rriten shanset për një debutim për sulmuesin, i cili ka 'trashëguar' numrin 7 që kishte mbetur pa pronar me largimin e Kylian Mbappe.

Kvaratskhelia gati për debutim te PSG-ja…

Kvaratskhelia mund të jetë edhe titullar pasi, siç vuri në dukje Luis Enrique para ndeshjes, ai është "i përgatitur fizikisht". Në favor të tij funksionon edhe mos regjistrimi në Champions League, ndaj nuk do të mund të luajë të mërkurën ndaj Shtutgartit në ndeshjen e fundit të ligës së rregullt të kësaj gare.

Trajneri spanjol i PSG-së ka përfshirë në grup edhe Presnel Kimpembe. Mbrojtësi po bën thirrjen e tij të pare, pasi ka tejkaluar dëmtimin që pësoi disa javë më parë. Dy lojtarët kyç në skemat e Luis Enrique nuk janë në listë, mbrojtësit Achraf Hakimi dhe Marquinhos, të cilët trajneri i rezervon për ndeshjen kyçe të së mërkurës kundër Stuttgartit, në të cilën PSG po rrezikon shanset e saj për të mbetur në Champions.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll