Bota

Groenlanda "molla e sherrit"/ Financial Times: Trump zhvilloi një bisedë telefonike të tensionuar me kryeministren e Danimarkës

Ndërsa zyra e kryeministres hodhi poshtë "interpretimin" e zyrtarëve evropianë për telefonatën e Trump, një ish-zyrtar danez i tha Financial Times se Trump kërcënoi gjithashtu të synonte Danimarkën me tarifa.

24 Janar 2025, 22:00 Nga r.ll
Groenlanda "molla e sherrit"/ Financial Times: Trump zhvilloi një
trump, frederiksen

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me tensione dhe diskutime me kryeministren daneze Mette Frederiksen javën e kaluar. Disa zyrtarë evropianë kanë thënë për Financial Times, gjatë telefonatës Trump këmbënguli në marrjen e Groenlandës.

Zyrtarët thanë se biseda kishte shkuar shumë keq, ku njëri prej tyre që e përshkroi atë si "të tmerrshme". Një zyrtar tjetër tha se qëllimi i Trump për të marrë nën kontroll Groenlandën ishte serioz dhe potencialisht shumë i rrezikshëm.

Për javë të tëra, Trump ka shprehur interesin e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën, Kanalin e Panamasë dhe Kanadanë, në atë që analistët thonë se pasqyron diplomacinë e tij të fortë. Nga ana tjetër Frederiksen ka pohuar se Groenlanda është një territor autonom danez dhe nuk është në shitje.

Ndërsa zyra e kryeministres hodhi poshtë "interpretimin" e zyrtarëve evropianë për telefonatën e Trump, një ish-zyrtar danez i tha Financial Times se Trump kërcënoi gjithashtu të synonte Danimarkën me tarifa.

Kritikët e Trump kanë paralajmëruar se interesi i tij në Groenlandë, e cila zë një pozicion strategjik të rëndësishëm për SHBA-në, do të destabilizojë aleancën e SHBA me Danimarkën, ndërsa aleatët e Trump argumentojnë se një rol më i madh për SHBA-në në Groenlandë do të ishte jetik për sigurinë kombëtare amerikane në përballjen me Rusinë dhe Kinën.

"Thirrja ka të ngjarë të thellojë shqetësimet evropiane se kthimi i Trumpit në pushtet do t'i tensionojë lidhjet transatlantike më shumë se kurrë," shkruan media amerikane.

Që nga mandati i tij i parë si president, Trump ka hedhur idenë e aneksimit të Groenlandës për të zgjeruar aksesin e SHBA në rrugët kryesore tregtare të Arktikut dhe burimet e mëdha minerale. Por kohët e fundit ai ka treguar këmbëngulje në realizimin e propozimit të tij dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të pushtuar ishullin. Presidenti ka shprehur gjithashtu interes për rimarrjen e Kanalit të Panamasë për të cilin ai pretendon se i ka dhënë në mënyrë të padrejtë Kinës avantazhe ekonomike dhe të sigurisë në rajon.

financial times donald trump mette frederiksen

Sondazh

Poll