Bota

Dy avionë me 79 emigrantë të deportuar nga SHBA kanë mbërritur në Guatemalë

Sipas Institutit të Migracionit të Guatemalës, avioni i parë u ul pak pas mesnate, me 79 persona, 31 gra dhe 48 burra. I dyti ka zbritur në mëngjes, por ende nuk është zbardhur numri i pasagjerëve të tij.

24 Janar 2025, 20:48 Nga N.F
Dy avionë me 79 emigrantë të deportuar nga SHBA kanë
Emigrantët

GUATEMALË- Dy avionë ushtarakë amerikanë me njerëz të dëbuar nga SHBA u ulën në Guatemalë të premten. Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale, pa specifikuar nëse këta njerëz ishin pjesë e "operacionit të dëbimit" të nisur nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

Sipas Institutit të Migracionit të Guatemalës, avioni i parë u ul pak pas mesnate, me 79 persona, 31 gra dhe 48 burra. I dyti ka zbritur në mëngjes, por ende nuk është zbardhur numri i pasagjerëve të tij.

“Mund të konfirmojmë se gjatë natës dy avionë të Departamentit të Mbrojtjes kryen fluturime riatdhesimi nga SHBA në Guatemalë”, tha një burim nga Pentagoni.


Qeveria e Guatemalës nuk ka konfirmuar nëse ai grup përfshin ndonjë nga 538 emigrantët kriminelë të paligjshëm të arrestuar - siç i përshkroi Shtëpia e Bardhë - apo nëse ata janë disa nga "qindra" që Uashingtoni ka njoftuar se janë dëbuar. Pasagjerët e dy avionëve u dërguan në një qendër strehimi në pronësi të forcave ajrore dhe nuk u lejuan të kontaktojnë me gazetarët.

guatemalë shba emigrante

Sondazh

Poll