Bota

Tragjedia në resortin e skive në Turqi! 14 të arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrin që i mori jetën 78 personave

Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në hotelin e resortit të skive Kartalkaya dhe hetimi zbuloi një sërë lëshimesh si dhe masa të pamjaftueshme sigurie dhe alarmi.

24 Janar 2025, 21:51 Nga E. D
Tragjedia në resortin e skive në Turqi! 14 të arrestuar si
pamje nga zjarri

TURQI- Katërmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan dhe tetë prej tyre iu referuan prokurorit publik sot si pjesë e hetimit për zjarrin në një hotel resorti skish ku humbën jetën 78 persona. Zjarri shpërtheu të martën në mbrëmje në hotelin e resortit të skive Kartalkaya dhe hetimi zbuloi një sërë lëshimesh si dhe masa të pamjaftueshme sigurie dhe alarmi.

Hetimi është fokusuar tek drejtuesit e hotelit, ekipet e shpëtimit dhe bashkia e Bolos, së cilës i përket zona e qendrës së skive. Sot janë arrestuar pronari i hotelit luksoz Grand Kartal dhe dhëndri i tij. Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetari i bashkisë së Bolu, zëvendës shefi i zjarrfikësve, shefi i hotelit, elektricisti i tij dhe një arkitekt. Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, 238 klientë, kryesisht familje me fëmijë, ishin në hotel atë natë.

zjarri ne turqi

Sondazh

Poll