Bota

Katër fëmijët humbën jetën nga zjarri në shtëpi, nëna shpallet fajtore, dënohet me 10 vite burg 

Deveca Rose, u shpall fajtore për vrasjen e binjakëve, Leyton dhe Logan Hoath, tre vjeç dhe Kyson dhe Bryson Hoath, katër vjeç, në tetorin e vitit të kaluar.

24 Janar 2025, 21:12 Nga E. D
Katër fëmijët humbën jetën nga zjarri në
katër djemtë

LONDËR- Deveca Rose, 30 vjeç, është dënuar me 10 vite burg në Londër, pasi katër djemtë e saj të cilët i la vetëm në shtëpi vdiqën nga zjarri. Deveca Rose, u shpall fajtore për vrasjen e binjakëve, Leyton dhe Logan Hoath, tre vjeç dhe Kyson dhe Bryson Hoath, katër vjeç, në tetorin e vitit të kaluar.

"Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë rast përveç një rasti thellësisht tragjik", tha gjykatësi Mark Lucraft. 

Gjatë deklaratës hapëse të prokurorisë vitin e kaluar, Kate Lumsdon KC pretendoi se Rose i la fëmijët vetëm për të vizituar një supermarket në mbrëmjen e 16 dhjetorit 2021. Gjykatësi Lucraft i tha gjykatës se fëmijët u lanë vetëm nga nëna e tyre në një shtëpi "të pasigurt" që ishte ndezur zjarr.

"Ti nuk ishe aty dhe fëmijët ishin shumë të vegjël për të ditur se çfarë të bënin. Si rezultat i asaj që bëtë, ata u vranë të gjithë," tha ai. 

Gjithashtu në gjykatë është thënë se pasi ka filluar zjarri fëmijët janë ngjitur me vrap lart dhe filluar të të thërrisnin për ndihmë. Një fqinj u përpoq të thyente derën e përparme dhe më vonë zjarrfikësit gjetën trupat e tyre nën shtretër pasi hynë në pronë. Djemtë u dërguan me urgjencë në spitale, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Rose mbërriti në shtëpi ndërsa zjarrfikësit ishin ende duke shuar zjarrin dhe pretendoi se ajo i la fëmijët me një mik të quajtur Jade. Policia arriti në përfundimin se ajo ose nuk ekzistonte ose nuk ishte në pronë atë ditë. Gjykata dëgjoi se punonjësja sociale Georgia Singh kishte ngritur shqetësime për familjen dhe se çështja u mbyll tre muaj para zjarrit. Po ashtu fëmijët nuk kishin ndjekur shkollën për tre javë para vdekjes së tyre.

londer

Sondazh

Poll