Aktualitet

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos, reagon kreu i KMSH-së: I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!

Spahiu shkruan se me Kryepeshkopin kanë vite që bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Ai më tej thekson se Janullatos është lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

24 Janar 2025, 19:27 Nga N.F
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Kryepeshkopit
Anastas Janullatos dhe Bujar Spahiu

TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me gjendjen e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Ky reagim i Spahiut vjen pas raportimeve të ditës së sotme se gjendja e Kryepeshkopit është përkeqësuar.

Spahiu shkruan se me Kryepeshkopin kanë vite që bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Ai më tej thekson se Janullatos është lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. Kreu i KMSH-së më tej  është lutur për shërimin e shpejtë dhe të plotë të Kryepeshkopit.


“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shkruan Spahiu.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtruar edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive. 

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Kryepeshkopit

anastas janullatos bujar spahia

Sondazh

Poll