Aktualitet

Aksidenti në Darragjat të Shkodrës, ndërron jetë në spital 45-vjeçari, drejtuesi i automjetit vihet në pranga

Një automjet që drejtohej nga një 31-vjeçar është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një 45-vjeçar.

24 Janar 2025, 17:00 Nga r.ll
Aksidenti në Darragjat të Shkodrës, ndërron jetë
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Darragjat të Shkodrës. Një automjet që drejtohej nga një 31-vjeçar është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një 45-vjeçar.

Ky i fundit si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë në spital.  Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e  Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.

Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll