Aktualitet

Vjedhje dhe blerje karburanti me kartëmonedha të falsifikuara, arrestohet dy të rinj në Tiranë

I riu është vënë në pranga pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

24 Janar 2025, 16:19 Nga N.F
Vjedhje dhe blerje karburanti me kartëmonedha të falsifikuara,
Foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 23-vjeçar. I riu është vënë në pranga pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërkohë edhe një 22-vjeçare është vënë në pranga. Mësohet se ajo ishte  dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. Ç., 23 vjeç, pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtetasen K. Ç., 22 vjeçe, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

policia e tir arrestohen dy te rinj ne tirane

Sondazh

Poll