Aktualitet

Vrasja e Lulzim Vishës, në një nga banesat e kontrolluara në Kamëz gjendet një pistoletë me silenciator

Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Her.

24 Janar 2025, 18:57 Nga r.ll
Vrasja e Lulzim Vishës, në një nga banesat e kontrolluara në
foto e makines së lulzim vishes

KAMËZ- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçari i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë paraditen e sotme. 

Sipas informacioneve në një banesat e kontrolluara në Kamëz është gjetur një pistoletë me silenciator. Arma e zjarrit është dërguar për kryerjen e ekspertizës, ndërsa nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen e Vishës. Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip "Porsche" me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri.

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. 

Pista paraprake e hetimit është hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

vrasja e lulzim vishes

Sondazh

Poll