Sport

Marmoush, blerja e 4-t më e shtrenjtë për Cityn: shpenzimet për Grealish janë rekord!

Jack Grealish mbetet në vendin e parë, i paguar për 117.5 milionë te Aston Villa: është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt, por jo ai që solli përfitimet më të mëdha.

24 Janar 2025, 17:23 Nga DOSJA

Marmoush, blerja e 4-t më e shtrenjtë për Cityn: shpenzimet

ANGLI - Manchester City njoftoi dje ardhjen e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt për 75 milionë euro. Një shifër që e vendos këtë transferim në vendin e katërt ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e Sky Blues.

Jack Grealish mbetet në vendin e parë, i paguar për 117.5 milionë te Aston Villa: është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt, por jo ai që solli përfitimet më të mëdha. Në 147 ndeshje që nga vera e vitit 2021, 29-vjeçari ka shënuar vetëm 16 gola.

Në vendin e dytë Josko Gvardiol, i rrëmbyer nga Leipzig me një çek 90 milionë euro në vitin 2023. Pas një fillimi disi të ndrojtur, kroati është kthyer në titullar në të majtë dhe ka shënuar tashmë 4 gola këtë sezon.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Kevin De Bruyne, i cili mbërriti në vitin 2015 në këmbim të 76 milionë eurove. Wolfsburg, i cili e kishte marrë atë një vit e gjysmë më parë nga Chelsea për vetëm 22 milionë, bëri një fitim të madh kapital.

Te City, playmakeri belg u vendos përfundimisht dhe u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, duke fituar 6 tituj të Premier League dhe një Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2025, 11:51

ZYRTARE/ Belgjika me trajner të ri…

BELGJIKE - Rudi Garcia do të marrë postin e Tedescos që u shkarkuar përpara një jave Federata e Futbollit të Belgjikës. So...