Politike

A do ketë veprim nga PD, nëse nuk miratohen dy amendamentet për votën e diasporës? Berisha: Sigurisht! Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë!

Në një deklaratë për mediat Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë veprim nga PD nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deklaroi se opozita nuk mund ta pranojë kurrë këtë. Ai paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile.

24 Janar 2025, 12:56 Nga B.Z
A do ketë veprim nga PD, nëse nuk miratohen dy amendamentet për
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike, opozita nuk do ta votojë draftin e KQZ. Në një deklaratë për mediat Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë veprim nga PD nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deklaroi se opozita nuk mund ta pranojë kurrë këtë. Ai paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile.

Pyetje: Ju sapo njoftuat protesta në selitë diplomatike nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet. A do të ketë veprim konkret në parlament, PD a do kushtëzojë votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me miratimin e dy amendamenteve të saj.

Sali Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë.

sali berisha

Sondazh

Poll