Aktualitet

Aksidenti pranë ambasadës amerikane në Tiranë, automjeti humbi kontrollin dhe përplasi një këmbësore dhe 63-vjeçarin me biçikletë

Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

23 Janar 2025, 18:46 Nga r.ll
Aksidenti pranë ambasadës amerikane në Tiranë, automjeti
aksidenti

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin e raportuar pak më herët në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë ambasadës amerikane. 

Në njoftim bëhet me dije se një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe si rezultat makina ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur një një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë dhe një këmbësore 18 vjeç.  Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më herët Dosja.al publikoi edhe pamjet nga vendngjarja, ku shihej se automjeti kishte dëmtuar edhe barrierat anësore të rrugës dhe kishte përplasur një shtyllë ndriçimi. 

Aksidenti pranë ambasadës amerikane në Tiranë, automjeti

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll