Aktualitet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Dënojmë sulmet, shpifjet dhe fyerjet ndaj gazetares Eni Vasili! Të tilla diskreditime nuk ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së informacionit

Në reagimin e AGSH thuhet se artikulli i portalit "Pamfleti", është shembull i përdorimit të një gjuhe denigruese dhe të pasaktë me qëllim njollosjen e figurës së gazetarit.

23 Janar 2025, 16:54 Nga r.ll
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Dënojmë
eni vasili

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë përmes një reagimi ka dënuar sulmet dhe fushatën e shpifjeve dhe fyerjeve ndaj gazetares dhe moderatores Eni Vasili.

reagimin e tyre thuhet se artikulli i portalit "Pamfleti", është shembull i përdorimit të një gjuhe denigruese dhe të pasaktë me qëllim njollosjen e figurës së gazetarit.

Më tej thuhet se të tilla përpjekje për të diskredituar individë në fushën e medias dhe jashtë saj nuk ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së informacionit dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, ku liria e shprehjes dhe ndershmëria profesionale janë të shenjta.

REAGIMI I PLOTË I AGSH:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sulmet dhe fushatën e shpifjeve dhe fyerjeve ndaj gazetares dhe moderatores Eni Vasili.

Artikulli i portalit “Pamfleti” është një shembull i qartë i fushatës së shpifjes dhe defamimit, e cila përdor një gjuhë denigruese dhe të pasaktë për të njollosur figurën e gazetarit.

Të tilla përpjekje për të diskredituar individë në fushën e medias dhe jashtë saj nuk ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së informacionit dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, ku liria e shprehjes dhe ndershmëria profesionale janë të shenjta.

Ne, si Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bëjmë thirrje çdo media të veprojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm, dhe t’u ofrojë të gjithë individëve mundësinë për t’u shprehur në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, pa i përdorur ata për agjenda personale ose politike. Rruga për një media të fortë dhe të besueshme është e mbushur me respekt për standardet e etikës gazetareske dhe për të drejtat e individëve.

AGSH mbetet e angazhuar për të mbrojtur gazetarët dhe profesionin e medias, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të punojnë në një mjedis të sigurt, të mbrojtur nga sulmet dhe të mbështetur nga komuniteti i gazetarisë për të përmbushur rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri.

eni vasili asociacioni i gazetareve te shqiperise

Sondazh

Poll