23 Janar 2025, 17:04
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy punojës policie në Tiranë janë pezulluar nga puna, pasi morën lekë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit. Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ Stop në Tv Klan, në të cilën shfaqet një patrullë policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.
Në lidhje me rastin, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Për Policinë e Shtetit", ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
policia e tiranes
Aktualitet
23 Janar 2025, 16:54
r.ll
eni vasili
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë përmes një reagimi ka dënuar sulmet dhe fushatën e ...
Aktualitet
23 Janar 2025, 16:47
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e some pranë ambasadës amerikane në kryeqytet. Siç shi...
Aktualitet
23 Janar 2025, 16:35
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën katër blloqe kokainë, me p...
Aktualitet
23 Janar 2025, 16:27
E. D
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Porodinë të Korçës. Mësoh...
Aktualitet
23 Janar 2025, 16:02
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dy persona të akuzuar për korrupsion dhe i ka dënuar me dy vite burg secilin...
Aktualitet
23 Janar 2025, 15:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta me këtë sëmundje ng...
Aktualitet
23 Janar 2025, 15:24
N.F
Izmir Sakica, Samuel Dogjani
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëdorëzimin në policinë e Shkod...
Aktualitet
23 Janar 2025, 14:51
B.Z
Kampi i emigrantëve në Gjadër
TIRANË - Për disa muaj, jeta në Gjadër ishte ndryshe. Në fshatin veriperëndimor ...
Aktualitet
23 Janar 2025, 14:20
B.Z
Familja Idrizaj
TIRANË - Është zhvilluar këtë të enjte seanca gjyqësore në ngarkim të ish-shoferit të Ard...
Aktualitet
23 Janar 2025, 14:12
B.Z
Ardian Nikulaj
TIRANË - Gjykata e ekstradimeve në Londër i dha dritën jeshile drejtësisë shqiptare për të ekstradua...