Politike

Forumi Ekonomik Botëror/ Alex Soros ndan foto me Ramën nga Davos: Shqipëria e para, sepse gjërat shkojnë sipas ...

Soros ka marrë pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. 

23 Janar 2025, 17:48 Nga r.ll
Forumi Ekonomik Botëror/ Alex Soros ndan foto me Ramën nga Davos:
alex soros, edi rama

ZVICËR- Alex Soros, djali i filantropit George Soros ka ndarë pamje nga rrjetet e tij sociale nga pjesmarrja në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.  Në fotot e publikuara, Soros shihet edhe me kryeministrin Edi Rama. 

"Në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror ku është Shqipëria e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik!" thuhet në postimin e tij. 

Soros ka marrë pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. 

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

alex soros edi rama forumi ekonomik boteror 2025

Sondazh

Poll