Politike

Gazetari Richard Quest i nxori bllof propagandën me turizmin/ Pse Rama e preu pjesën e parë të sesionit në Davos

Por që në nisje në sesionit për turizmin, Quest i cili është gazetari më i famshëm për çështjet ekonomike, ua ka bërë të qartë të ftuarve që nuk do të lejonte në panelin e tij që të bëhej propagandë përsa i përket turizmit.

23 Janar 2025, 12:00 Nga I.A
Gazetari Richard Quest i nxori bllof propagandën me turizmin/ Pse Rama e
Paneli

DAVOS- Samiti i Davosit për turizmin është mbajtur ditën e djeshme në Davos nga gazetari i CNN, Richard Quest. Por që në nisje në sesionit për turizmin, Quest i cili është gazetari më i famshëm për çështjet ekonomike, ua ka bërë të qartë të ftuarve që nuk do të lejonte në panelin e tij që të bëhej propagandë përsa i përket turizmit.

Por kjo çështje duket se preku kryeministrin Rama, i cili u habit nga kjo fjali e Quest. Ndërkohë që habinë e tij të përzjer me kundërshti e shprehu hapur duke pyetur Quest se cili ishte kuptimi i fjalëve të tij. 

Edhe pse kjo pjesë shumë e rëndësishme e sesionit, ishte thelbësore për nisjen e debatit, Rama e ka fshehur nga diskutimi që ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Për këtë arsye, në videon e publikuar në Facebook-un e kryeministrit Rama, ky diskutim është prerë dhe nuk është publikuar. 

 

Sesioni, në videon e publikuar nga Rama, nuk nis në fillim, por është prerë nga 50 minuta që ishte në total në vetëm 21 minuta. Arsyeja se përse ky diskutim është ndërprerë nga Rama nuk dihet, por nga mospëlqimi i fjalëve të Quest, duket se ka ardhur e gjitha kjo. 

edi rama richard quest

Sondazh

Poll