23 Janar 2025, 16:24
Nga N.F
Trump
TIRANË- Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, Presidenti Donald Trump njoftoi një sërë veprimesh ekzekutive që trajtojnë çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Presidenti Trump nënshkroi urdhra që sipas zyrtarëve të tij janë politika të arsyeshme mbi emigracionin. Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për pezullimin e programit amerikan të refugjatëve lë në harresë të paktën 2,000 afganë, të cilët më parë ishin miratuar për t'u zhvendosur në SHBA.
Ky pezullim 90 ditor gjithashtu "paralizon" rrugëtimin drejt SHBA-ve të afganëvë të cilët janë të stehuar prej 4 vitesh në Shqipëri që pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani. Mes dhjetëra urdhërave ekzekutivë të nënshkruar nga Donald Trump është edhe ai për pezullimin e fluturimeve të avionëve.
Refugjatëve të cilëve u ishte miratuar të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara para 27 janarit, administrata Trump u anuloi planet e tyre të udhëtimit. Mes të prekurve janë më shumë se 1600 afganë të liruar për t'u zhvendosur në SHBA. Ky numër përfshin ata që kanë punuar së bashku me ushtarët amerikanë gjatë luftës, si dhe anëtarët e familjeve të personelit ushtarak amerikan në detyrë.
Një anëtare e NATO-s, Shqipëria fillimisht ra dakord të strehonte afganët për një vit përpara se të zhvendoseshin për zgjidhjen përfundimtare në Shtetet e Bashkuara, më pas u zotua t'i mbante ata më gjatë nëse vizat e tyre vonoheshin.
Sipas CNN, urdhëri ekzekutiv i Trampit kërcënon të ardhmen e refugjatëve afganë që ndihmuan Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Fox News shkruan se “Urdhëri i Trump le në harresë mijëra aleatë afganë që presin shpërnguljen në SHBA”.
Ministria e Jashtme Shqiptare shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ndodhen vetëm imigrantë afganë që kanë marrë viza të posaçme për imigrantët, të cilët janë në një periudhë tranziti dhe qëndrojnë në vend për një kohë të kufizuar.
Ata qëndrojnë për një periudhë mesatare deri në 23 ditë, para se të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara. Numri i saktë i afganëve të mbetur në Shqipëri nuk bëhet i ditur. Pezullimi me afat 90-ditor prek drejtpërdrejt 1800 afganë, në listë për t’u tërhequr në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre 3 muajve.
afgane ne shqiperi
Politike
23 Janar 2025, 16:12
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar aku...
Politike
23 Janar 2025, 14:39
B.Z
Vullnet Sinaj
TIRANË - Në seancën e ardhshme parlamentare deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin me...
Politike
23 Janar 2025, 14:22
M.B
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes EFTA-Kosovë në Davos, Zvicër.
KOSOVA- Nëse një prodhues vendës kosovar...
Politike
23 Janar 2025, 13:58
B.Z
Ivi Kaso
TIRANË - Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, foli ditën e sotme mbi amendamentin e propozuar nga opozi...
Politike
23 Janar 2025, 12:55
B.Z
Oerd Bylykbashi
TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi...
Politike
23 Janar 2025, 12:40
B.Z
Dhurata Çupi
TIRANË - Po mbahet sot mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve, aty ku po diskutohet projektligji për letërn...
Politike
23 Janar 2025, 12:28
M.B
Edi Rama dhe Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk i ka kursyer akuzat trupës gjykuese në seancën e s...
Politike
23 Janar 2025, 12:00
I.A
Paneli
DAVOS- Samiti i Davosit për turizmin është mbajtur ditën e djeshme në Davos nga gazetari i CNN, Richard Quest. Por q&e...
Politike
23 Janar 2025, 12:07
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi” ku të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dh...
Politike
23 Janar 2025, 11:51
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë sot një postim...