Politike

Mandati i deputetit Vullnet Sinaj/ PD kërkon dërgimin në Kushtetuese, zbulohet qëndrimi që do të mbajë mazhoranca

Deputetët socialistë do të shfyrtëzojnë opinionin e fundit të datë 10 dhjetor të Komisionit të Venecias në momentin e votimit, ku thuhet se deputetëve nuk mund t’u diktohet mënyra se si duhet të votojnë.

23 Janar 2025, 14:39 Nga B.Z
Mandati i deputetit Vullnet Sinaj/ PD kërkon dërgimin në
Vullnet Sinaj

TIRANË - Në seancën e ardhshme parlamentare deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin me votë mbi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese apo jo.

Ndërsa Partia Demokratike kërkon “konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të deputetit Sinaj”, si dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, është zbuluar edhe qëndrimi që do të mbajë mazhoranca.

Mësohet se lidhur me këtë deputetët socialistë do të shfrytëzojnë opinionin e fundit të Komisionit të Venecias në momentin e votimit, ku thuhet se deputetëve nuk mund t’u diktohet mënyra se si duhet të votojnë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që u mbajt ditën e hënë është vendosur që të gjithë deputetët e mazhorancës janë të lirë të votojnë sipas gjykimit personal. Deputetët vendosën që do të jetë seanca plenare ajo që do të vendosë nëse kërkesa e PD-së “për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

vullnet si ps-

Sondazh

Poll