Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Theth-Ndërlysaj, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Masivi i gurëve ka bllokuar gjithashtu edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Firmat kontraktuese po punojnë për lirimin e aksit rrugor.

23 Janar 2025, 08:45 Nga B.Z
Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në aksin Theth-Ndërlysaj,
Masii i gurëve

SHKODËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar problematika në disa zona. Raportohet se si pasojë e reshjeve intensive një masiv inertesh ka rrëshqitur dhe ka bllokuar rrugën Theth-Ndërlysaj. Gurët dhe uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Raportohet se masivi i gurëve ka bllokuar gjithashtu edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Firmat kontraktuese po punojnë për lirimin e aksit rrugor. Momentalisht rruga është e aksesueshme, por vetëm në njërin aks.

shkode masiv inertesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2025, 22:05 N.F

A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët?

Foto TIRANË- Dyshimet e para të grupit hetimor u orientuan tek familja Reçi, me të cilën Bardhi ishte në konflikt. Pas ngja...