VIDEO/ Dua Lipa surprizohet në emisionin amerikan, gazetarja e përshëndet në gjuhën shqipe: Si je motër si kalon?
Në fund të intervistës, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera shqiptare si Rita Orën dhe Bebe Rexhën.
22 Janar 2025, 20:10Nga r.ll
intervista
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është surprizuar teksa po zhvillonte një intervistë me emisionin e CBS News Chicago.
Gazetarja e emisionit iu drejtua Duas duke i folur në gjuhën shqipe. Dyshja zhvilluan për pak sekonda mes tyre një bisedë në gjuhën shqipe.
Në fund të intervistës, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera shqiptare si Rita Orën dhe Bebe Rexhën.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.
Dua Lipa: Përshëndetje.
Gazetarja: Si shkon.
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.