Art&Argëtim

Fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili, momente paniku për Dua Lipën

29- vjeçarja po qëndronte në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, pasi kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të realizuar një reklamë.

21 Janar 2025, 10:15 Nga E. D
Fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili,
Dua Lipa

KILI- Këngëtarja Dua Lipa ka përjetuar momente të frikshme, pasi fansat janë futur fshehurazi në hotelin ku po qëndronte dhe prisnin jashtë derës së dhomës së saj. 29- vjeçarja po qëndronte në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, pasi kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të realizuar një reklamë. Siç raportohet disa fansa po prisnin këngëtare jashtë jashtë dhomës që ka rezervuar, ndërsa të tjerët po prisnin në ashensor.

“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës. Siguria përfundoi duke bërë një spastrim shtesë dhe kishte shumë fansa që prisnin në ashensor. Dua tha se nuk do të bënte fotografi brenda hotelit”, tha një burim.

Dua do të rikthehet në skenë në mars me pjesën e dytë të turneut në kuadër të albumit “Radical Optimism”.

dua lipa

Sondazh

Poll