Art&Argëtim

E pushuan nga puna, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit: Mezi pres të rikthehem...

Përmes një videomesazhi, Kllogjeri është shprehur se e tashmë mezi po pret të rikthehet dhe njëherë në skenën e TOB, aty ku do të këndojë dhe performojë dhe njëherë për publikun.

18 Janar 2025, 15:39 Nga B.Z
E pushuan nga puna, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe
Armaldo Kllogjeri

TIRANË - Tenori, Armaldo Kllogjeri, ka deklaruar këtë të shtunë se ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit. Sipas Kllogjerit Teatri e kishte pushuar padrejtësisht nga puna pas 20 vitesh karrierë, vetëm një muaj përpara se të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.

Përmes një videomesazhi, Kllogjeri është shprehur se tashmë mezi po pret të rikthehet dhe njëherë në skenën e TOB, aty ku do të këndojë dhe performojë dhe njëherë për publikun.

“Ju e dini që prej disa muajsh, unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi, do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Doja t’iu falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë. Jeni shumë të mirë. Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm, që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit. Në fakt, me ish-drejtoreshën e Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta vazhdon për t’u rikthyer në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të prekur skenën, për të kënduar dhe për të përformuar për ju, publik i dashur”, tha Kllogjeri në videomesazhin e tij.

armando kllogjeri

Sondazh

Poll