Bota

Sulmi me thikë në Gjermani, humb jetën një foshnjë dhe një burrë, në pranga një afgan

Policia konfirmoi se një 28-vjeçar nga Afganistani u arrestua pas sulmit në qytetin bavarez të Aschaffenburg.

22 Janar 2025, 18:05 Nga E. D
Sulmi me thikë në Gjermani, humb jetën një foshnjë dhe
foto ilustruese

GJERMANI- Një djalë dy vjeçar dhe një burrë 41 vjeç janë vrarë në një sulm me thikë në një park gjerman. Policia konfirmoi se një 28-vjeçar nga Afganistani u arrestua pas sulmit në qytetin bavarez të Aschaffenburg. Raportet gjermane sugjeruan se ai kishte një histori të problemeve të shëndetit mendor.

Dy të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda dhe parku publik u rrethua nga oficerët. Markus Söder, kryeministri i shtetit bavarez, e quajti sulmin një akt frikacak dhe të neveritshëm. Ky është sulmi më i fundit fatal me thikë në Gjermani në muajt e fundit dhe vjen disa javë përpara zgjedhjeve federale më 23 shkurt.

sulm me thike ne gjermani

Sondazh

Poll