Bota

Sanchez në Forumin Ekonomik Botëror në Davos: Pronarët e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për helmimin e shoqërisë!

Sanchez ka njoftuar se do të propozojë një takim të Këshillit të BE-së për t'i dhënë fund anonimitetit në mediat sociale dhe për t'i bërë algoritmet më transparente.

22 Janar 2025, 17:52 Nga N.F
Sanchez në Forumin Ekonomik Botëror në Davos:
Sanchez

DAVOS- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos u shpreh se pronarët e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për helmimin e shoqërisë dhe gërryerjen e demokracisë me algoritmet që ata zgjedhin për të drejtuar median. Sanchez ka njoftuar se do të propozojë një takim të Këshillit të BE-së për t'i dhënë fund anonimitetit në mediat sociale dhe për t'i bërë algoritmet më transparente.


“Pronari i një restoranti të vogël është përgjegjës nëse ushqimi i tij shkakton helmim te klientët. Manjatët e mediave sociale duhet të mbajnë përgjegjësi nëse algoritmet e tyre po helmojnë shoqërinë tonë. Le të marrim përsëri kontrollin. Le t'i bëjmë mediat sociale të shkëlqyera përsëri," tha ai, duke perifralizuar sloganin e fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump .

Sanchez theksoi se ndërsa media sociale ka sjellë shumë përfitime, si lidhja e njerëzve nga distanca të gjata, ajo sjell me vete edhe pasoja të mëdha negative. Tre ministra spanjollë, përfshirë Yolanda Diath, ministrja e punës dhe e treta në hierarkinë e qeverisë së socialistit Sanchez, njoftuan dje se po largohen nga rrjeti social X, në pronësi të miliarderit Elon Musk, duke e cilësuar atë si një mjet të propagandës.

Musk, gjithashtu kreu dhe themeluesi i Tesla, është ngarkuar nga presidenti amerikan Donald Trump të shkurtojë shpenzimet publike të SHBA. Të premten, shoqatat spanjolle mjedisore si Greenpeace Spain, si dhe Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Spanjolle (CRUE), e cila përbëhet nga drejtuesit e këtyre institucioneve të arsimit të lartë, kishin njoftuar tashmë tërheqjen e tyre nga X.

pedro sanchez

Sondazh

Poll